Siç njoftuan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, në shoqërimin e anijeve civile gjatë lundrimit nëpërmjet rajonit të rrezikshëm do të marrin pjesë anijet e të gjitha flotave të Forcave Ushtarako-Detare. Anija e madhe kundërnëndetëse e Flotës së Oqeanit Paqësor “Admiral Pantelejev” do të marrë pjesë në patrullim që këtë muaj. Anijet ruse gjithashtu do të këmbejnë informacionin me anijet e vendeve të tjera që luftojnë kundër piratëve.