Në Moskë startoi Festivali i Dytë Ndërkombëtar “filmat e xhepit”, të cilët janë xhiruar me ndihmën e videokamerës, aparatit fotografik ose telefonit celular. Në sajtin zyrtar (www.mms.mts.ru/fmk.) çdo person që dëshiron mund të vendosi filmin e tij dhe të marrë pjesë në konkurs. Emrat e fituesëve do të shpallen në ditët e zhvillimit të Festivalit të XXXI-të Kinematografik Ndërkombëtar të Moskës. Në konkursin e vitit të kaluar paraqitën punët e veta më shumë se 600 pjesëmarrës nga Rusia, Ukraina, Gjermania, Izraeli dhe SHBA-s.