Ushtria e Tailandës rrethoi më tepër se 6 mijë demonstrues, të vendosur pranë rezidencës së Kryeministrit në kryeqytetin e vendit. Kryetari i qeverisë tailandeze Abhist Vetçaçiva, i cili shpalli në Bankok gjendjen e jashtëzakonshme, u bëri thirrje manifestuesve që të shpërndahen nëpër shtëpia. Më parë ai deklaroi mbi synimin e vet për rivendosjen e rregullit në vend dhe theksoi veçanërisht se të drejtat e qytetarëve, ndër të tjera edhe ato të demonstruesve, do të respektohen. Autoritetet e shumë vendeve, si dhe ato të Rusisë, u rekomandojnë qytetarëve të vet që të përmbahen nga ndërmarrja e udhëtimeve në Tailandë.