Zhan-Mishel Andre, babai i vajzës së vogël trevjeçare Liza Andre, të cilit autoritetet hungareze i i kthyen të hënën vajzën e rrëmbyer në fund të marsit, është i gatshëm që për hir të vogëlushes të heq dorë nga ngritja e padisë në gjyq kundër bashkëshortes së vet dhe mamasë ruse të vajzës, Irina Belenkoja. Për këtë i njoftoi radiostacionit France Info avokati i babait të Lizës. Vajza, e cila ka dy kombësi ruso-franceze dhe jeton në Francë së bashku me Zhan-Mishel Andre, u rrëmbye në fund të marsit të 2009 nga tre persona të paidentifikuar. Sipas ligjeve të Francës Irina Belenkoja rrezikon të dënohet me 3 vjet heqje lirie. Por, Zhan-Mishel Andre deklaroi mbi dëshirën që të fillojë “bisedimet paqësore” me ish bashkëshorten e tij.