Vëllimi i porosive të “Rosoboroneksporta” për vitet e afërta i tejkalon të 25 miliardë dollarët. Për këtë njoftoi shërbimi i shtypit i kësaj ndërmarrjeje në lidhje me Ekspozitën Ndërkombëtare Latinoamerikane të sistemeve të aviacioneve dhe të mbrojtjes LAAD-2009, që u hap sot në qytetin brazilian Rio de Zhaneiro. “Rosoboroneksport” e vlerëson pjesëmarrjen e vet në këtë ekspozitë si aktivitet tejet të rëndësishëm, të drejtuar për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tekniko-ushtarak me vendet e këtij rajoni.