Ambasada e Rusisë në Estoni filloi të marrë kërkesat nga banorët vendas për studime falas në universitetet ruse. Caktimi i mjeteve financiare për studimet e tyre parashikohet nga programi federal mbi shpërnguljen e bashkatdhetarëve, të cilët jetojnë jashtë shteti. Gjithësej për banorët rusë të Estonisë këtë vit janë përcaktuar 66 bursa buxhetore në 22 shkolla të larta të Rusisë. Autoritetet shpresojnë se një pjesë e mirë e rusëve mbas përfundimit të studimeve do të mbeten në Rusi.