Pesë banorë paqësorë, ndër ta dhe fëmijë, gjetën vdekjen natën e kaluar si rezultat i goditjeve ajrore të forcave ushtarako ajrore të SHBA-s në lindje të Afganistanit, në provincën Kunar. Akoma edhe 10 të tjerë u plagosën. SHBA-s, të cilat tani për tani nuk kanë reaguar në asnjë lloj mënyrë ndaj këtij informacioni, përpiqen me goditje bombarduese nga ajri mbi vendet e përqendrimit të presupozuar të guerilasve të neutralizojnë sulmet e befasishme të talebanëve. Misioni i OKB-së për dhënien e ndihmës Afganistananit shprehu një shqetësim mjaft serioz në lidhje me shkallëzimin e valës së dhunës në vend. Sipas të dhënave të saj, në vitin 2008 numri i akteve terroristike dhe incidenteve të armatosura, viktima të të cilave u bënë banorët paqësorë, u rrit deri në 40 %. Gjetën vdekjen 2 mijë persona civilë, midis të cilëve shumë gra dhe fëmijë.