Kryministri Vladimir Putin nënshkroi dekretin, i cili sanksionon rregullat e dhënies së subsidimeve kompanive ajrore. Në qoftë se kompania transportuese në lidhje me vështirësitë financiare nuk mundet të plotësojë detyrimet e veta, atëherë Ministria e Transportit e Rusisë do t’ia japë mjetet financiare një kompanie tjetër, e cila mund të realizojë transportimin e pasagjerëve. Tani pasagjerëve do tu garantohet fluturimi i tyre pavarësisht nga ajo se në cilën kompani janë blerë biletat nga ata. Deri përpara kësaj pasagjerët mund të prisnin disa ditë me radhë fluturimin e tyre, për shembull për shkak të difekteve teknike të aeroplanit.