Pjesëmarrësit e demonstratave antiqeveritare, në veçanti, i larguan nga ai rajon i vendit ku si rezultat i përplasjeve të hënën u plagosën më shumë se 70 persona. Përpjekjet në rajonet e tjera të kryeqytetit të Tailandës po vazhdojnë ende. Fjalimet e liderëve të opozitës drejtohen kundër Kryeministrit aktual. Kryetari i qeverisë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme në Bankok dhe në pesë provinca të tjera. Situata e krijuar godet rëndë sferën turistike dhe degën ekonomike të Tailandës. Për shkak të këtyre demonstratave masive më 10 prill u anulua gjithashtu zhvillimi në qytetin Pattaia i Samitit të ASEAN-it.