Trevjeçarja Liza dhe e ëma e saj ruse Irina Belenkaja janë ndaluar në Hungari. Për këtë njoftoi radiostacioni France Info. Vajza e vogël, e cila ka nënshtetësi ruso-franceze, u rrëmbye në Arle (Francë) më 20 mars dhe gjatë kësaj i ati i saj Zhan-Mishel Andre u rrah mizorisht. Autoritetet franceze e shpallën të ëmën e vogëlushes Irina Belenkajan në kërkim ndërkombëtar sipas akuzës për rrëmbimin e fëmijës. Sipas ligjeve të këtij vendi asaj i kërcënohet burgimi me tre vjet heqje lirie. Pas ndarjes së prindërve Liza mbeti me të ëmën në Rusi, por i ati e rrëmbeu atë dhe e çoi në Francë. Rrëmbimin e dytë të vajzës shumë në Rusi e vlerësojnë si gjest të nënës së dëshpëruar, e cila humbi mendjen nga hidhërimi.