Anija “Svan Çakabuko” nën flamurin e ishujve të Bahamit dhe me ngarkesë bananesh nga Ekuadori solli nga Gjeorgjia në Rusi kokainë. Kufitarët rusë konfiskuan në këtë anije 13 kg lëndë narkotike. Anija mbërriti në Novorosisk (port rus ky në Detin e Zi) nga qytetit gjeorgjian Poti. Kallëpet me kokainë u gjetën nën kuvertën e anijes. “Svan Çakabuko” do të qëndrojë në skelën e portit të Novorasiskut deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje.