Irani është i gatshëm për dialog konstruktiv me “6-shen” e ndërmjetësve
Irani është i gatshëm për një dialog konstruktiv me “6-shen” e ndërmjetësve ndërkombëtarë (pesë prej tyre janë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermania). Për këtë deklaroi të dielën Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurimit Kombëtar të Iranit Said Xhalili në bisedën telefonike që zhvilloi me Përfaqësuesin Suprem të BE për politikën e jashtme dhe politikën e sigurimit Havier Solana. Solana bëri thirrje për arritjen në “erën e re të bashkëpunimit” midis “6-shes” dhe Iranit.