KQZ i Moldavisë vendosi sot datën 15 prill për rinumërimin e votave të zgjedhjeve parlamentare. Procedura do të jetë krejtësisht transparente, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare. Vendimi për rinumërimin e votave u mor në vigjile me kërkesën e liderit të partisë komuniste, e cila korri fitore bindëse në këto zgjedhje, Presidentit të Moldavisë Vladimir Voronin. Rinumërimin e votave e kërkoi opozita, idhtarët e të cilës javën e kaluar bënë trazira masive në Kishinjov.