Sot në mëngjes anija mori kursin e kthimit në bregun amtar. Gjatë kohës së qëndrimit në Novorosijsk delegacioni i flegatit vendosi kurora me lule pranë kompleksit përkujtimor të mbrojtësve të qytetit nga pushtuesit fashistë gjermanë, u takuan me drejtuesit dhe banarot e qytetit dhe komandën e bazës ushtarako-detare. Ekuipazhi bëri një ekskursion nëpër vendet historike dhe më interesante të këtij qyteti. Të dielën në “Turgutrejs” u organizua “dita e dyerve të hapura”për vizitorët miq dhe banorët e Novorosijskut. Kjo nuk ishte vizita e parë e anijes ushtarake turke në këtë vend. Në vitin 2007 “Turgutrejs” në përbërjen egrupit të anijeve ushtarako-detare të flotës së Detit të Zi së bashku me anijen e madhe ruse të desantit “Cezar Kunikov” në manovrat stërvitore Bleksifor përpunoi veprimet për ndalimin e anijes konvencionele shkelëse të kufijve.