Në intervistën e vet dhënë për revistën “Shpigel”, Kreu i MPJ i Gjermanisë deklaroi se kjo armë për nga pikëpamja ushtarake e konsumoi tashmë vetveten. Mendimi i tij, thekson “Shpigel”, bie në kundërshtim me pozitën e Kancelares së RFGj Angela Merkel. Ajo konfirmoi besnikërinë e Gjermanisë ndaj së ashtuquajturës pjesëmarrje e pjesshme bërthamore në kuadrin e Aleancës pak kohë para kremtimit të Samitit jubilar të NATO-s. Kapsollat bërthamore të SHBA-s janë vendosur në bazën e bundersverit në lokalitetin e quajtur Bjuhel të lendit federal të Rejnland-Pfalcit, si dhe në Belgjikë, Holandë, Itali dhe Turqi.