Sot ne jemi bashkuar për arritjen e qëllimit të ndryshimit me rrugë paqësore të pushtetit në vend, deklaroi një nga opozitarët, duke marrë fjalën në eterin e drejtpërdrejtë televiziv të kanalit gjeorgjian “Maestro” të dielën në mbrëmje. Duke folur mbi planet e afërta, lideri opozitar deklaroi se në një kohë të afërt aksionet e protestës kundër pushtetit aktual do të fillojnë në rajonet e Gjeorgjisë. “Provokim të hapur” i quajtën pjesëmarrësit e emisionit të drejtpërdrejtë televiziv pohimet e Presidentit Saakashvili në intervistën e publikuar në vigjile në revistën “Newsweek”, se gjoja aksionet e opozitës gjeorgjiane financohen nga biznesi rus. Siç deklaruan liderët e saj, opozitën, e cila del kundër regjimit të tanishëm në vend, e financon pjesa më e madhe e biznesit gjeorgjian.