Për këtë njoftoi përfaqësuesi i Agjencisë Kozmike Federale të Rusisë Vitali Davidov duke uruar sot ekuipazhin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar me rastin e 12 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Kozmonautikës. Lëshimi i modulit të ri shumëfunksional do të bëhet në nëntor. Pas puqjes të tij me SKN në të do të krijohet një segment suplementar për daljen e kozmonautëve në kozmos të hapur dhe një platformë tjetër për pranimin e anijeve të pilotuara dhe atyre transportuese të ngarkesave. Në sipërfaqen e jashtme të modulit do të vendosen pajisjet shkencore.