Fjalë bëhet mbi rastet e marrjes të organeve jetike të serbëve për shitjen e tyre të mëtejshme, që kanë patur vend 10 vjet më parë. Për herë të parë për to njoftoi vitin e kaluar në kujtimet e veta ish Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Karla Del Ponte. Në librin e saj flitet për atë se në fund të viteve 90-të të shekullit të kaluar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rrëmbyen në këtë krahinë rreth 300 persona. Numrin më të madh midis të rrëmbyerëve e përbënin serbët. Ndër ta kishte gjithashtu rusë, moldavianë dhe shtetas të kombësive të tjera. Ata i dërgonin në Shqipëri dhe para se ti vrisnin u merrnin organet jetësore për shitje në tregun e zi. Mbi gatishmërinë e Këshillit Evropian për të hetuar këto të dhëna njoftoi të dielën Kreu i misionit të BE në Kosovë Iv de Kermabon. Serbia po kërkon prej kohësh zhvillimin e një hetimi të tillë dhe u ka dorëzuar organeve përkatëse ndërkombëtare dhe atyre të Shqipërisë dokumentet që disponon në lidhje me këto krime.