Atë e përgatiti dhe e nxorri në dritë shtëpia botuese më e madhe në Paris “Faiar”. Autor i monografisë është Zhorzh Niva, shkencëtar-rusist mjaft i njohur francez. Për shumë vite me radhë ai ka qenë shok i afërt me Sollzhenicinin dhe ka përkthyer në frengjisht një seri të tërë të veprave të tij. Në studimet e veta Zhorzh Niva e quan Sollzhenicënin “titani i letërsisë”, i cili ka shkruar vepra që dallohet për mënyrën epike të tregimit, kompleksitetin e materialit faktik dhe humanizmin e veçantë.