Rusia ka ndërmend të intensifikojë bashkëveprimin me vendet e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në sferën energjetike, gjë kjo që do të kompensojë në njëfarë mënyre humbjen e sistemit unik energjetik të Bashkimit Sovjetik. Për këtë njoftoi sot Zëvendësi i Kreut të MPJ së Rusisë Aleksandër Jakovenko në Moskë në takimin e ekspertëve , kushtuar bashkëpunimit të vendeve të BSHP-së në kushtet e krizës ekonomiko-financiare globale. Kompleksi energjetik dhe i lëndëve djegëse i Rusisë është një ndër elementët më të rëndësishëm të energjetikës globale, ndërsa bashkëveprimi në këtë sferë është fushë kyçe e bashkëpunimit të BSHP-ra, kujtoi diplomati rus.