Partnerët e lidhur me realizimin e projektit të gazsjellësit “Rryma Veriore” ia hynë negociatave në lidhje me ingranimin në këtë projekt të kompanisë franceze Gaz de France, u njoftoi dje gazetarëve Shefi i Departamentit të veprimtarisë së jashtme ekonomike të koncernit “Gazprom” Stanisllav Cigankov. “Në tërësi, unë mendoj, se nga etapa e shfaqjes së interesimit verbal ne kaluam tashmë tek etapa e bashkërendimit global me partnerët. Ne kaluam në etapën e perceptimit të projektit”, tha ai.