Punimet e shkencëtarëve të sferës së energjetikës nga Rusia merituan medaljet e arta në Sallonin Ndërkombëtar të shpikjeve dhe teknikës moderne “Gjenevë-2009”. Një vlerësim veçanërisht i lartë iu bë pajisjes së aftë që të kontrollojë pastërtinë ngrohësit ujor të energoblloqeve të TEC-eve dhe centraleve elektroatomike sipas 12 parametrave, në një kohë kur pajisjet analogjike zviceriane mund të përcaktojnë vetëm një parametër.