0Për këtë deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev gjatë dekorimit të kozmonautëve rusë Sergei Vollkov dhe Oleg Kononenko me Yllin e Heroit të Rusisë në Kremlin. Vitin e kaluar ata punuan plot 6 muaj në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Medvediev tha se studimet kërkimoro-shkencore në kozmos nuk duhen ndërprerë kurrësesi, sepse për ndryshe vendi mund të mbetet mbrapa për shumë e shumë vite. Ai shprehu bindjen e vet se kozmonautika e vendit do të ruajë gjithmonë pozita pararojë në botë, se do të ndihmojë për zgjidhjen e detyrave ekonomike dhe ruajtjen e aftësisë mbrojtëse të Rusisë.