Për këtë deklaroi Al-Maliki në takimin e zhvilluar me Kryeministrin e Rusisë Vladimir Putin. Kryeministri i Irakut vuri në dukje se vendi i tij del për zgjerimin e lidhjeve dypalëshe si në sferën ekonomike, politike, ashtu dhe në fushën e sigurimit. “Për ne është shumë e rëndësishme prania e kompanive ruse për rimëkëmbjen e vendit”, tha Al-Maliki. Nga ana e vet Putin theksoi se Iraku “është parner i hershëm dhe i sigurt i Rusisë”.