Opozita gjeorgjiane kërkoi nga Presidenti Mihaill Saakashvili t’i japë të drejtën popullit për të realizuar me rrugë kushtetuese ndërrimin paqësor të pushtetit dhe pret nga ai përgjigjen përkatësisht ultimatumit që iu bë për të dhënë dorëheqjen. Ai u dha prej pjesëmarrësve të aksionit të protestës të enjten, në të cilin, sipas të dhënave të opozitës, morën pjesë deri në 150 mijë veta, ndërsa sipas informacionit të autoriteteve pushtetore- 50-60 mijë gjeorgjianë.