Administrata e tanishme e SHBA-s deklaron se marrja në pyetje që përdoret në këto burgje është e paligjshme edhe sipas legjislacionit amerikan, edhe përkatësisht normave të së drejtës ndërkombëtare. Drejtori i CIA-s Leon Panetta deklaroi se “njerëzit, të cilët kanë punuar në këto qendra nuk duhet të ndëshkohen, meqenëse administrata e mëparshme i quante veprimet e tyre krejtësisht të drejta nga ana ligjore”. Vendi i përqëndrimit të burgjeve sekrete është konfidencial, por mbi bazë të shënimeve të shërbimeve të aeroporteve të një sërë vendeve u arrit në konkluzionin se burgje të tilla ka patur në Afganistan, Poloni, Rumani dhe vende të tjera.