Opozita gjeorgjiane kërkoi nga Presidenti Mihaill Saakashvili që t’i japë popullit të drejtën të realizojë me rrugë konstitucionale ndërrimin e pushtetit dhe deklaroi se pret nga ai përgjigjen ndaj ultimatumit që iu bë për dorëheqjen nga posti i Presidentit. Sot më 16.00 sipas orës së Moskës përfundon afati i këtij ultimatumi. Saakashvili akuzohet për shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, për çuarjen e vendit në krizën ekonomike. Sot në Tbilisi do të zhvillohet edhe një miting tjetër i opozitës. Ai mund të mbledhë, sipas parashikimeve të liderëve të saj, dhjetra mijëra njerëz. Në natën në të gdhirë të së shtunës opozitarët do të piketojnë ndërtesën e parlamentit.