Forumi energjetik “Kompleksi energjetik dhe i lëndëve djegëse(KEL) i Rusisë në shekullin e XXI-të”: në kushtet e krizës e rëndësishme është që të përcaktohen prioritetet. Kompanitë energjetike si dhe ato të naftës e gazit do të realizojnë në jetë të gjitha projektet investueve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me eksportin. I tillë është lajtmotivi i fjalimeve të pjesëmarrësve të forumit ekonomik “KEL i Rusisë në shekullin e XXI-të” që u hap sot në Moskë. Forumi po zhvillohet në godinën e vjetër të Maniezhit, në qendër të Moskës. Në kuadrin e tij do të zhvillohen 10 “tryeza të rrumbullakta”. Ato do t’i kushtohen çështjeve të zhvillimit të degës, makinandërtimit energjetik rus, energjetikës jotradicionale si dhe bashkëpunimit energjetik ndërkombëtar. Në punën e forumit marrin pjesë anëtarë të Këshillit të Federatës, deputetë të Dumës Shtetërore, shkencëtarë me emër. Dhe si gjithmonë janë tërhequr gjerësisht për pjesëmarrje në të rajonet e Rusisë. Në Moskë kanë ardhur 56 delegacione rajonale. Në ekspozitën e organizuar në Maniezh, me stendat më përfaqësuese janë paraqitur, sigurisht, kompanitë më të mëdha ruse: “Gazprom”, “Rosneft” dhe “Transneft”, tha në intervistën e vet për “Zërin e Rusisë” anëtari i Komitetit organizativ dhe analisti kryesor i forumit Aleksandlr Epishov. “Stendën më të madhe e ka paraqitur “Gazprom-i”. Siç dihet, aktualisht po krijohet një situatë tejet e ndërlikuar rreth nënshkrimit të Deklaratës për modernizimin e sistemit ukrainas të transportimit të gazit. Ky aktivitet bie ndesh në një shkallë të caktuar me interesat e Rusisë. Prandaj Moska del këtu me pozitën e vet: të gjitha projektet e lidhura me eksportin duhet të shqyrtohen patjetër jo vetëm me pjesëmarrjen e konsumatorëve dhe transitorëve, por edhe të furnizuesëve. Dhe “Gazprom-i”, natyrisht, që e pasqyron këtë pozitë edhe në ekspozitë, edhe në konferencë”. Sipas fjalëve të analistit, të gjitha këto teza do të gjejnë pasqyrim në deklaratën përfundimtare të forumit, sepse është e pamundur të zgjidhen problemet e furnizimeve të lëndëve djegëse pa pjesëmarrjen e çdonjërës palë. Duhet një sistem i ri i mekanizmave ndërkombëtarë, të cilët të garantojnë sigurinë globale me marrjen parasysh të interesave të të gjithë pjesëmarrësve të procesit. Kujtoi Aleksandër Epishov edhe mbi drejtimet e reja në energjetikën botërore. “Siç dihet, tha ai, në Sahalin u lançua një projekt i madh për prodhimin e gazit të lëngëzuar natyror. Interesimi ndaj këtij gazit po vjen duke u rritur në mënyrë të veçantë. Prandaj “Gazprom-i” do të diversifikojë edhe këtë drejtim. Në vitet e afërta atij do ti kushtohet një vemendje e rritur”. Temë kyçe e forumit do të bëhet kundërveprimi ndaj tendencave negative në sektorin energjetik rus, të kushtëzuar nga kriza botërore. Programi antikrizë i qeverisë parashikon, në veçanti, rritjen e aftësisë konkurruese të sektorit energjetik të ekonomisë, krijimin e kushteve të favorshme për investitorët.