Prokurori i Përgjithshëm i Moldavisë Valeri Gurbulja deklaroi, se në çrregullimet masive që përfshinë Kishinjovin vërehet “gjurma rumune”. Në intervistën e vet dhënë agjencisë ITAR-TASS Gurbulja tha, se midis pjesëmarrësve të ndaluar të çrregullimeve ka qytetarë të shteteve të huaja. Prokuroria e Përgjithshme e Moldavisë ka ndërmend tu paraqesë të arrestuarëve akuzat në lidhje me nene të tilla si tentativë për grusht shteti. Tani jeta në Kishinjov po normalizohet gradualisht.