Hetimi i BBC-së dëshmon për rrëmbimin e torturimin e shumë personave civilë nga luftëtarët e UÇK-së në periudhën e konfliktit të vitit 1999 në krahinë. Burimet e BBC-së, që përfaqësojnë etnose të ndryshme, konfirmojnë se në Kosovë gjatë asaj kohe kanë humbur pa lënë gjurmë afro 2 mijë serbë kosovarë, shqiptarë kosovarë dhe ciganë (romë). Disa persona të rrëmbyer, që i kanë dërguar në Shqipëri, i kanë vrarë për hir të marrjes së organeve për shitje. Kreu i qeverisë së vetëshpallur të Kosovës Hashim Thaçi i hedh poshtë të gjitha këto akuza.