Presidenti i Rusisë komunikoi sot në Dhomës Shoqërore të tij të Pritjes në Moskë me qytetarët e vendit dhe do të zhvillojë një videokonferencë me rajonet. Medvediev e quan mjaft të rëndësishme ndjekjen dhe përpunimin e kërkesave dhe letrave që i drejtohen atij nga qytetarët dhe verifikimin e rezultatit përfundimtar të masave të marra prej tij për plotësimin apo shqyrtimin e tyre. Në kuadrin e videokonferencës në lidhje direkte me të do të dalin rajoni Juxhno-Sahalinsk, Krasnodari, Kaliningradi dhe Shën Peterburgu. Kërkesat e qytetarëve drejtuar atij, të cilat do të bëhen publike, dalin përtej kuadrove të kompetencave të autoriteteve rajonale dhe kërkojnë ndërhyrjen në nivel të lartë.