Kriza financiare globale solli në rritjen e oreksit të gjysmës së banorëve të SHBA-s, njoftoi Drejtorja e Qendrës Shtetërore Shkencore të Psikiatrisë Sociale dhe Mediko-legale me emër të Serbskit në Moskë Tatjana Dimitreva. Ajo vuri në dukje, se sipas të dhënave të asociacionit psikologjik amerikan, për vitin 2008 kriza financiare shkaktoi gjendje stresi psikologjik tek pothuajse çdo amerikan i tretë. Ajo njoftoi gjithashtu, se në Turqi, në lidhje me krizën, vërehet një rritje e theksuar e numrit të pacientëve me simptoma stresi të theksuar nervor. Për heqjen e tij filluan të përdoren gjerësisht pijet alkoolike, dukuri kjo aspak tipike për vendet myslimane.