0Rusia është e kënaqur nga rezultatet e Samitit të “G-20”në Londër. Për këtë deklaroi në një konferencë për shtyp Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Arkadi Dvorkoviç. Evidentohet një progres më se i dukshëm në krahasim me Samitin e “G-20”, që u zhvillua në Uashington në nëntor të vitit të kaluar. Në radhë të parë kjo është e lidhur me gatishmërinë për arritjen e mirëkuptimit. Sipas fjalëve të Dvorkoviçit, gjatë takimit u zhvilluan diskutime e shqyrtime të vështira, u shprehën pozita të ndryshme.