Përfaqësuesit e vendeve të Organizatës së Traktatit mbi Sigurimin Kolektiv në mbledhjen e Këshillit të Partneritetit EuroAtlantik në Bruksel dolën me një mesazh të përbashkët, në të cilin dënuan recidivat e nazizmit në Letoni. “Ky ishte një demarsh kolektiv i vendeve anëtare të OTSK”, njoftoi për Agjencinë “Interfaks” të mërkurën Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit.