0Njësia e Ministrisë për Situatat e Jashtëzakonshme e Rusisë filloi çminimin e sektorëve të trasesë së ardhshme të gazsjellësit “Rryma Jugore” në qytetin serb Paraçin. Në përbërjen e kësaj njësie janë 37 specialistë rusë me eksperiencë shumëvjeçare në pjesëmarrjen në projektet ndërkombëtare të çminimit humanitar. Ndihma Serbisë për pastrimin e territorit dhe objekteve ekonomike nga municionet dhe sendet eksplozive po i jepet me urdhër të Presidentit dhe Qeverisë së Federatës Ruse.