0Në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë Kreu i PMJ të Federatës Ruse Sergei Lavrov nënvizoi, se sipas vlerësimit të vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet në Moldavi u zhvilluan në përputhje të plotë me normat demokratike dhe ekzistuese ligjore. Ai gjithashtu theksoi se në Rusi janë thellësisht të preokupuar në lidhje me ngjarjet që po ndodhin atje dhe shpresojnë se situata do të arrihet të merret nën kontroll. MPJ e Federatës Ruse akuzoi për zhvillimin aksioneve të protestës që u shndërruan më pas në çrregullime, forcat, të cilat dolën kundër kursit të politikës së jashtme të qeverisë aktuale të Moldavisë.