0Për këtë deklaroi sot në Moskë Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në mbledhjen “rreth tryezës së rrumbullakët” që do të zhvillohet në kuadrin e kryesimit të Rusisë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait. Ai theksoi se është e nevojshme që të informohen më aktivisht biznes komunitetet mbi rreziqet terroriste, të njihen me metodat e kundërveprimit ndaj kësaj së keqeje. Lavrov njoftoi gjithashtu se më 15 prill në Moskë do të zhvillohet konferenca praktiko-shkencore për kundërveprimin ndaj rreziqeve që i kanosen sigurimit rajonal, kushtuar veprimterisë së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.