0Deputetët e Dumës Shtetërore të Rusisë në mbledhjen e sotme miratuan deklaratën në lidhje me situatën në Moldavi. Në të theksohet se çregullimet në Kishinjov janë rezultat i ndërhyrjes së forcave të jashtme. Duma Shtetërore e Rusisë shprehu gatishmërinë e vet për t’i dhënë mbështetje e ndihmë autoriteteve të ligjshme të Moldavisë. Deputetët rusë i bënë thirrje gjthashtu Rumanisë dhe BE për të dalë me dënimin e rreptë të aksioneve të ekstremistëve në Kishinjov.