0Ekuipazhi i ekspeditës së 18-të ruso-amerikane në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar dhe turisti kozmik nga SHBA-s, u kthyen sot në Tokë. Aparati zbritës i anijes kozmike ruse “Sojuz” në regjim të zakonshëm u ul në Tokë në rajonin e përcaktuar në territorin e Kazakistanit. Procesin e uljes e ndoqën grupet e kërkimit, 15 helikopterë dhe aeroplanë. Gjendja shëndetësore e kozmonautëve është normale, njoftoi Përfaqësuesi i Qendrës së Drejtimit të Fluturimeve.