0Me botimin e përbashkët me “New York Times” të shtojcës së përjavshme në gjuhën ruse po kremton 99 vjetorin e vet gazeta më e vjetër rusishtfolëse jashtë shtetit “Fjala e re ruse”. Numri i parë i saj do të dalë në shtyp më 17 prill dhe do të vazhdojë të botohet çdo të premte. Në tetë faqet e saj do të botohen rreth 30 artikuj të përzgjedhur nga redaksia e “New York Times”, të cilat janë publikuar në gazetën amerikane gjatë javës. Dalja në dritë e kësaj shtojceje të re dëshmon se diaspora rusishtfolëse është bërë një nga grupet më të rëndësishme etnike në SHBA-s, mendojnë përfaqësuesit e saj.