Rusia është e gatshme t’i japë Italisë gjithë ndihmën e nevojshme për likuidimin e pasojave të tërmetit. Për këtë flitet në telegramin e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev adresuar Presidentit të Italisë Xhorxhio Napoletano. Presidenti i Federatës Ruse Medvediev i dha udhëzim Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë për tu lidhur me kolegët italianë dhe për tu dhënë atyre gjithë ndihmën e nevojshme për likuidimin e pasojave të tragjedisë.