Për këtë njoftoi kompania televizive amerikane CNN. Sipas deklaratës së Kryetares së delegacionit, demokrates nga shteti i Kalifornisë, Barbara Li, kongresmenët po kthehen në Uashington me bindjen e plotë se tani është tamam koha e duhur për negociata dhe për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe. Kryetarja e delegacionit theksoi gjithashtu se “ish Kryetari i  Këshillit Shtetëror të Kubës Fidel Kastro është shumë tërheqës dhe energjik”.