Fabrika “Toyota” rifilloi montimin e automobilëve në uzinën në Shusharë nën Shën Peterburg. Ndërprerja e detyruar e punës së kësaj ndërmarrjeje ndodhi një javë më parë për shkak të vështirësive ekonomike si dhe situatës së rëndë që u krijua në treg. Çdo vit kjo uzinë nxjerr në shitje 20 mijë makina të modelit “Kamri”. Pranë brigjeve të lumit Neva ka përqendruar kapacitetet e veta prodhuese edhe gjiganti tjetër i prodhimit të automobilave-koncerni amerikan “General Motors”.