Departamenti Federal i Financave i Zvicerës filloi procedurën gjyqësore në kuadrin e të drejtës penale ndaj Kreut të grupit të kompanive “Renova” Viktor Vekselberg. Mbi të bie dyshimi se ka shkelur normat e legjislacionit të bursës në procesin e blerjes së aksioneve të kompanisë zviceriane Sulzer. Kjo kompani prodhon pajisje pompimi për gazsjellësit magjistralë që i nevojiten Rusisë për realizimin e projekteve të mëdha.