Vetëm 1/5 e banorëve të republikës, popullsia e të cilës përbën rreth 2,3 milionë banorë, e pranon anëtarësimin në BE. Për këtë njoftoi sot gazeta letoneze “Ças”. Ajo u referohet rezultateve të anketimit të zhvilluar nga Qendra për studimin e mendimit të opinionit publik. Në krahasim me dhjetorin e vitit 2008 numri i atyre që përkrahin anëtarësimin e Letonisë në BE u reduktua deri në 20%, kurse numri i atyre që mbajnë një qendrim negativ ndaj kësaj u rrit gati   29%, bën të ditur gazeta. Tani Letonia po përjeton rënien më të madhe ekonomike në gjithë BE.