Situatën në Ballkan dhe punën e Këshillit të Evropës do të diskutojnë në bisedimet e tyre në Moskë krerët e MPJ të Rusisë dhe Sllovenisë, përkatësisht, Sergei Lavrov dhe Samuel Zhbogar. Siç njoftoi Përfaqësuesi i MPJ i Federatës Ruse Andrei Nesterenko, në fokus të vëmendjes së ministrave do të jetë patjetër edhe situata në Ballkan, në radhë të parë në Kosovë, si dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ai theksoi se Sllobenia është për Rusinë një partnere e rëndësishme tregtaro-ekonomike.