Baza e ushtarakëve të RFGj në provincën Kunduz në veri të Afganistanit u qëllua të hënën me raketa 20 minuta pasi prej andej u largua Kancelarja e Republikës Federale Gjermane Angela Merkel, njofton agjencia EFE me referim tek Përfaqësuesi i ministrisë së mbrojtjes i Gjemanisë. Angela Merkel, e cila bëri një vizitë në Afganistan nën shoqërimin e Ministrit të mbrojtjes të Gjermanisë Franc-Jozef Jung, viziton Afganistanin për herë të dytë që nga viti 2007.