Rusia është e gatshme që ti japë ndihmë Italisë në likuidimin e pasojave të tërmetit të fortë, i cili ra në vigjile në këtë vend. Për këtë flitet në telegramin e Presidentit Dimitri Medvediev drejtuar Kryeministrit italian Silvio Berluskoni. Në të shprehet keqardhja dhe ngushëllimet e sinqerta në lidhje me viktimat e shumta. Për shkak të kësaj tragjedie Berluskoni anuloi vizitën e vet në Rusi. Ai duhej të kryesonte delegacionin më të madh të sipërmarrësve italianë për këta vitet e fundit. Numri i të vdekurve, si rezultat i fatkeqësisë natyrore, i kaloi të 100 personat. Të dëmtuarit numurohen më shumë se 150 veta, 50 mijë të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë.