Tabllonë “Motivet e flokëve të dëborës në xhamin e dritares së ngrirë” të Vladimir Putinit do të kenë mundësi që ta shohin vizitorët në ekspozitën  “Piktorët për Gogolin”, që po organizohet sot në Moskë dhe i kushtohet 200 vjetorit jubilar të ditëlindjes së shkrimtarit të madh rus. Kryetari i qeverisë Vladimir Putin e pikturoi atë sipas motiveve të veprës “Nata në prag të Krishtlindjeve” për një veprimtari bamirësie në Shën-Petërburg. Galeria e Moskës “Piktorët tanë” e bleu atë për 37 milionë rubla.