0Tërmeti me forcë deri në 6 ballë sipas shkallës Rihter ra natën e kaluar në rajonin qendror të lokalitetit Abruccio.Në qytetin Aquila gjetën vdekjen, sipas të dhënave të fundit, afro 30 veta. Dhjetra persona janë plagosur, më tepër se 30 të tjerë cilësohen si të humbur pa lënë gjurmë, janë shkatërruar dhjetra mijëra ndërtesa. Në Itali është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Në lidhje me këtë Kryeministri i Italisë Silvio Berluskoni anuloi vizitën e vet në Moskë për pjesëmarrjen në forumin ekonomik.